Ballina Lajme “Dëgjuam të bërtitura fëmije”/ Një grua në lot, publikohen pamjet pak minuta...

“Dëgjuam të bërtitura fëmije”/ Një grua në lot, publikohen pamjet pak minuta pas ngjarjes, ja vendi ku aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan

3

Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Në video duken dy gra të cilat të cilat ndodhe në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.

Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku… që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.