Investimi në kanalin vaditës në Levan solli një ndikim të madh në drejtim të prodhimeve bujqësore në këtë zonë në një kohë shumë të shkurtër. Ky kanal cilësohet si në nga veprat më të rëndësishme për vaditjen e gjithë zonës së Levanit. Pjesë përbërëse e këtij sistemi vaditës është dhe dega e Martinës falë së cilës vaditen jo vetëm tokat në Levan por edhe më gjerë.
Kjo degë furnizohet nga kanali Vjosë-Levan-Fier. Në këtë segment është investuar nga bashkia e fierit në masën e 40 milionë lekëve nga fondet e saj duke bërë të mundur që gjatësia prej 3 km të pastrohej dhe të vishej me beton në të dy anët duke siguruar kështu një kanal tepër funksional. Veshja me beton ka mundësuar minimizimin e humbjeve të sasisë së ujit që ndodhte në periudhën e mëparshme kur nuk ishte kryer ky investime.
Në këtë mënyrë sasia e ujit të lëshuar për vaditje nuk përfundonte në sipërfaqet bujqësore. Kjo vepër vadit një sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore në 4300 ha dhe ka zgjidhur gjithashtu problemin e vaditjes nga Frakulla deri në Pishë Poro. Por ky kanal ka ndikuar ndjeshëm në drejtim të zgjidhjes së problemit të përmbytjeve në tokat bujqësore të zonës së Darëzezës.
Nëse bëhet një bilanc i arritjeve të punës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi në të dy mandatet e tij janë realizuar rreth 500 km kanale vaditës duke bërë të mundur që vaditja të shkojë deri në sektor Seman ndërkohë që objektiv i tij është vaditja e tokave bujqësore në çdo fshat të njësive administrative të bashkisë së Fierit.
Këto investime janë kryer sa nga buxheti i bashkisë, por edhe nga projektet e qeverisë përmes fondeve të bankës Botërore. Ndërkohë që paralel me procesin e rehabilitimit të kanaleve vaditës së punuar në drejtim të infrastrukturës ndihmës për fermerët duke ndërtuar ura lidhëse që ndihmojnë në shfrytëzimin me lehtësi të tokave bujqësore./Tv Kombi/