Ballina Lajme Debatoi me familjarët dhe u largua nga banesa, 47-vjeçari shqiptar gjendet i...

Debatoi me familjarët dhe u largua nga banesa, 47-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur pas 3 ditësh në Itali

40

Është gjetur i vdekur 47-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur tre ditë më parë. ngjarja ka ndodhur në komunën e Comunanza-s, në provincën e Ascolit.

Shqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një debati me familjarët, shkruajnë mediat italiane. të nesërmen bashkëshortja denoncoi humbjen e tij, pasi 47-vjeçari nuk i ishte përgjigjur në telefon.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa, po ashtu edhe automjeti i tij tip “furgon”, me të cilin ishte larguar nga banesa.

 

 

 

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por policia po heton edhe pistën e vetëvrasjes.