Ballina Lajme Debat i ashpër mes gazetares dhe avokatit/ ‘Mos përfito se nuk jam...

Debat i ashpër mes gazetares dhe avokatit/ ‘Mos përfito se nuk jam në studio, do flisnim ndryshe bashkë’!

0

TIRANË- Debat i ashpër mes gazetares Klodiana Lala dhe avokatit Maks Haxhia lidhur me lirimin e Saimir Tahirit. Në emisionin “Open” në “News24”, Lala foli për një standart të dyfishtë, ku tha se u la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri.

Në kundërpërgjigje, avokati Haxhia ia ktheu se po të ishte në studio, do të flisnin ndryshe. Avokati tha me tone të larta se nuk mund të “kryqëzojmë” gjykatën, se përse ka zbatuar ligjin në një rast, dhe jo në rastet e tjera. Haxhia u shpreh ndër të tjera se është kërkuar akt ekspertimi me tre ekspertë, dhe se është plotësuar kushti i fëmijëve të mitur në ngarkim. Ai sqaroi më tej se Tahirit i ka ngelur 1 vit e pak nga dënimi. Vepra për të cilin është dënuar është me rrezikshmëri të ulët.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Lala: Tahiri duhet të dënohej për trafik, ose duhej të mos dënohej fare. Nuk ka shpërdorim detyre. Kur ai ishte ministër, Shqipëria ishte e mbuluar e gjitha nga kanabisi. Po çështja është si kur vret një punonjës policie. Ose shkon në shtëpi i pafajshëm ose në burg përjetë. Çdo ditë na vijnë qytetarë me të njëjtat kërkesa. Por gjykatat kanë favorizuar vetëm zyrtarët që kanë pasur probleme me drejtësinë. Pak orë pas arrestimit, kanë përfunduar në spitalin e burgut, në spital privat apo edhe shtetëror.

Gjinaj: Ka raste të dallimit mes zyrtarit dhe qytetarëve. Rasti i pronave të Shëngjinit, dy prindërit janë dërguar në burg, ndonëse kanë fëmijë që qëndrojnë pa prindërit e tyre edhe pse janë të mitur.

Lala: Zyrtarët janë privilegjuar me drejtësinë e vjetër e të re.

Beci: Tahiri hyri gabimisht dhe doli gabimisht. Nuk ka shpërdorim detyre në rastin konkret. Drejtësia duhej të hulumtonte në trafikun e narkotikëve, në trajtën e grupit të strukturuar kriminal. Nëse nuk gjendej, le të shkonte në shtëpi e të mos priste drejtësinë e luksit.

Haxhia: Zonja Lala merre pak më me qetësi, jo me kaq pasion. Zoti Tahiri lidhur me kërkesën i është përmbajtur ligjit.

Lala: Mos vër në gojën time fjalë që nuk i kam thënë. Nuk e thash të kundërtën.

Haxhia: Nuk ka asnjë akt ekspertimi për zotin Tahiri. Nuk ka marrë për bazë fakte nga ana jonë gjykata, por ka kërkuar akt ekspertimi me tre ekspertë. Është plotësuar kushti i fëmijëve të mitur në ngarkim. Zotit Tahiri i ka ngelur 1 vit e pak nga dënimi. Vepra për të cilin është dënuar, është vepër që e quajmë që kur nuk kanë ku e procedojnë dikë, i drejtohen këtij neni. Vepra është me rrezikshmëri të ulët. Këto janë kërkesa të ligjit.

Lala: Për të saktësuar. Në asnjë moment nuk kontestova që faktet e zotit Haxhiaj nuk qëndrojnë, por faktet ku është bazuar gjykata, është gjendja e bashkëshortes. Po ashtu thashë që zoti Tahiri ka paraqitur sjellje të mirë në burg, dhe ligji parashikon se mund të aplikohet kjo dispozitë kur kanë ngelur më pak se dy vite nga dënimi. Pyetja ime është a është e ndjekur i njëjti standard edhe në raste të tjera. Kemi raste kur Gjykata e Posaçme ka dashur muaj të lirojë dikë, edhe pse ka pasur disa akte ekspertimi. Ju personalisht keni pasur Selim Çekajn.

Haxhia: Nuk po kuptoj në vend të kërkoni gjykatave të zbatojnë ligjin, i thoni pse e zbatove për Tahirin.

Lala: Bëhet fjalë për standarde të dyfishta.

Haxhia: Mos përfito se nuk jam në studio se ndryshe do flisnim ndryshe. Më shqetëson fakti që i kërkojmë gjykatës llogari pse zbatoi ligjin. Strasburgu ka sjellë rekomandime, KLGJ ka rekomanduar dënime alternative, sepse ka një kosto shumë të lartë. Natyrisht në bazë të disa kritereve.

Lala: Në burgun e Kosovës, në Lushnje, ku shihet edhe Tahiri, ka qenë një 74 vjeçar i dënuar për armëmbajtje pa leje, ka kryer burgun ditë më ditë edhe pse kishte probleme shëndetësore. Vetë ju keni folur për standarde të dyfishta. Në këtë rast i bie që fakti që dhjetëra qytetarë të thjeshtë të dënuar janë burgjeve, nga ana tjetër lirohet Tahiri, mua me duket standard i shtatë-fishtë.

Haxhia: Tahiri u lirua, sepse kishte apo jo të drejtë?

Lala: Unë jam gazetare. Po të sjell rastin e Selim Çekës që e ke pasur ti.

Haxhia: Ta kuptojë populli shqiptar, që gjykatat sot janë bërë trima të shkelin ligjin dhe frikacakë ta zbatojnë atë

Lala: Ju ekspert i drejtësisë ishit.

Haxhia: Mos më trego mua ekspertin.

Lala: Jam ndër ato gazetarë që kur është bërë padrejtësi.

Haxhia: Je edhe avokate.

Lala: Jam me diplomë të marrë prej jush. Sot vetëm prindërit dhe fëmijët e bashkëshortët e zyrtarëve u sëmurkan. Të qytetarëve të thjeshtë jo.

Haxhia: Po them jam shumë dakord, duhen marrë masa që të zbatohet ligji edhe për ato raste. Në zotin e rastin Tahiri gjykata është treguar e kujdesshme të zbatonte ligjin.

Lala: Enkelejda Hoxha u la në burg.

Haxhia: Është gabim i gjykatës. Kanë frikë të zbatojnë ligjin.

Vasili: Atë po themi, kur ligji është zbatuar për zotin Tahiri strikt dhe jo për qytetarët. Ne si gazetarë i quajmë favorizime. Ka diçka që nuk shkon.

Haxhia: Do ju sjell në vijim dhjetëra raste të gjykatës së Elbasanit.

Vasili: Problemi është që nuk është e zakonshme për qytetarët, por e zakonshme për zyrtarët.

Gjinaj: Deklarata e ambasadores Kim. Zhgënjyese favorizimi ndaj miqve të fuqishëm.

Haxhia: Komenti im është si qytetar për kontributin e ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi është i ligjshëm, çdo deklaratë në lidhje me drejtësinë. Pozicioni si avokat i çështjes, ambasada ka të gjitha mjetet, ashtu si ndërkombëtarët e atashuar në procesin e Reformës në Drejtësi. Kanë mjetet të mbikqyrin vendimin, por jo të shprehen duke ndërhyrë. Duhet të kërkojnë institucioneve që të shohin nëse është gjykuar drejtë çështja.

Vasili: Po i jepni këshilla ligjore ndërkombëtarëve.

Haxhia: Thjeshtë po jap mendimin tim si duhet të funksionojë.

Vasili: E ka quajtur zhgënjyese dhe mos ndëshkim.

Haxhia: Është e drejta e saj ta thotë.