Ballina Vendi Konferenca e Kryetareve nis me debate/Alibeaj: S’e përcakton ti çfarë flasë unë....

Konferenca e Kryetareve nis me debate/Alibeaj: S’e përcakton ti çfarë flasë unë. Felaj: Do t’ju ndërpres fjalën

2

Me debate mes Alibeajt dhe Felajt ka nisur Konferenca e Kryetarëve, e cila po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. Ndërsa pritej që në këtë mbledhje të përcaktohej data për përcaktimin e raundit të 4 për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar zonjën Felaj dhe ka nisur të flasë lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj

Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të miratuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për rënditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’ju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.

Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet

Alibeaj: Se çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të ditës

Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën

Alibeaj: A mund të shprehem…S’më respekton ti mua me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë. Të drejtën e fjalës nuk ma heq ti as ma jep mua. Se ça do flas, e di unë. Do ma caktosh ti? Lërë kohën dhe pastaj fol në fund. Ne kërkuam që të flasim për komisionin hetimor.

Felaj: Zoti Aliebaj, ju lutem, ne kërkesën e kemi përpara.

Alibeaj: O zonjë, a ka mundësi që ta them deri në fund

Felaj: Do flasim për çështjen e presidentit. Do të duhet t’ia jap fjalën zotit Mediu

Alibeaj: Ju po më prisni të drejtën e fjalës. Moj s’do ma tregoni mua për ça do flas. Secili nga anëtarët ka të drejtën që të flasë. Po qe për arsyen, e vetmja që po e prish je ti. Të kam kërkuar të drejtën e fjalës. Unë po paraqes të kërkesën time.

Felaj: Po ju tërheq vëmendje që të diskutojmë për thelbin e çështjeve për të cilat jemi rënë dakord

Alibeaj: Nga cili vend vjen ti zonjë? Po flas për të drejtat e mia, të drejtat e qytetarit. Do flas për atë që kam paraqitur si kërkesë. Zonjë, nëse doni ta prishni, më thoni.

Felaj: Keni propozim konkret për mbajtjen e raundit të presidentit?

Alibeaj: Hiqeni atë dorë, dhe më dëgjoni.