Lidhja e dashurisë midis blogeres Armina Mevlani dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, kurorëzohet sot në një ceremoni martesore me 300 të ftuar, që po zhvillohet në Shijak.
Teksa fotot e para të çiftit të ri janë publikuar tashmë, edhe vetë kreu i PD, Sali Berisha zgjodhi të urojë të birin dhe partneren e tij nëpërmjet një fotoje të postuar në Facebook.
Ndërkohë në një video të siguruar nga BalkanWeb nga brenda ceremonisë martesore, Shkëlzeni dhe Armina shihen në vallëzimin e tyre të parë si bashkëshortë dhe duken më shumë se kurrë të dashuruar.