Një 36-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Itali pas të shtënave me armë zjarri në hyrje të qytetit.
Ngjarja ndodhi orës 19.30 dje, më 18 gusht, në Sasso Pisano, në komunën Castelnuovo Valdicecina.
Karabinierët e Compagnia di Volterra dhe ata të Njësisë Hetimore nga Piza ndërhynë në vend për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe për të identifikuar autorët që mund të ishin fshehur në një fermë në zonë.
Në bazë të vrasjes mund të ketë një larje hesapesh, por për momentin të gjitha hipotezat janë të hapura.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, i ndjeri ndodhej në një makinë me një të njohur, kur dy persona me fytyrë të mbuluar iu afruan automjetit dhe hapën zjarr përpara se të largoheshin.
Do të kishte qenë personi në makinë me 36-vjeçarin shqiptar që ka dhënë alarmin duke shkuar te një lokal i zonës, por për 36-vjeçarin nuk kishte asgjë për të bërë.
Ndërkohë ditën e sotme, mediet italiane kanë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
Vendi i ngjarjes është i rrethuar dhe karabinierët së bashku me ekspertët e kriminalistikës po kryejnë hetimet.
Sipas dëshmive të para autorët janë larguar me një automjet me ngjyrë të errët.
Policia italiane ka ngritur postblloqe dhe patrulla kontrolli në të gjithë rajonin dhe është në kërkim të autorëve.