TIRANË- Dalin të tjera pamje nga sulmi i rëndë drejt Top-Channel që shkaktoi vdekjen e rojës së sigurisë Pal Kola.
Në galeri shikoni foto që tregojnë detaje nga breshëria e armëve të zjarrit.
Në fotot duket se si shufrat e hekurit të ambienteve të televizionit kombëtar, janë shpuart tejpërtej nga plumbat e kallahsnikovit.
Vrima që kanë krijuar, sipas matjeve, është një katror i përbërë nga katër brinjë me nga 2 centimetra secila.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallshnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.
Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.
Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallshnikovët u gjetën duke u djegur.