Opozita është në protestë para kuvendit, ndërkohë që parlamenti pritet të miratojë sot ngritjen e një komisioni që mendohet se do të shtojë presionin ndaj organeve të drejtësisë. Në protestë, opozitarët kanë djegur goma dhe janë përplasur me policinë në përpjekje për t’u futur në parlament. Fotot dhe videot më poshtë tregojnë momentet kur janë djegur gomat dhe kur mbështetësit e opozitës kanë nisur të shtyhen me forcat e rendit.
Ndërkohë kuvendi është rrethuar nga forcat speciale dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.