Vetëm një qytetar nga Tirana është konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 336 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor nuk janë shënuar viktima nga COVID-19. Aktualisht, janë 112 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. Në spitalin infektiv po marrin trajtim 1 pacient
Ndërkohë janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 4 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336
Testime totale 2,032,346
Raste pozitive 333,270
Raste të shëruara 329,562
Raste Aktive 112
Humbje jete 3,596