Ballina Lajme COVID-19 në Shqipëri/ 32 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 32 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

3

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 32 qytetarë me COVID-19 nga 645 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor në vendin tonë nuk janë regjistruar viktima.

Rastet e reja janë shënuar  8 në Tiranë, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lushnje, Gjirokastër, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Tropojë, Shijak, Krujë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Kuçovë.

Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Janar 2023)

Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 645

Testime totale 2,020,928
Raste pozitive 332,841
Raste të shëruara 329,078
Raste Aktive 167
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 119
Fier 16
Durrës. 9
Gjirokastër. 7
Berat. 5

Vlorë 5
Kukës. 3
Lezhë. 1
Korçë 1
Shkodër 1