Ballina Lajme COVID-19/ 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19/ 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

1

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar me COVID-19 36 qytetarë nga 637 testime të kryera. Ndërkohë, gjatë këtij harku kohor nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Mësohet se rastet e reja janë regjistruar 22 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër dhe Dimal. Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 637

Testime totale 2,003,650
Raste pozitive 332,070
Raste të shëruara 328,279

Raste Aktive 197
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Vlorë 15
Fier 12
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 2
Durrës 2