Ballina Lajme Çmontohen 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel, 2 persona në...

Çmontohen 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel, 2 persona në hetim

2

Vijon operacioni policor i koduar “Fijet”, në të gjitha qarqet e vendit.

Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.

Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.

Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.