Ballina Lajme Çmontimi i kamerave të kontrolluara nga krimi, eksperti: Të gjendet “truri” i...

Çmontimi i kamerave të kontrolluara nga krimi, eksperti: Të gjendet “truri” i tyre

3

Prej ditësh Policia e Shtetit ka nisur një aksion kombëtar, për evidentimin dhe çmontimin e kamerave të instaluara në rrugët e vendit nga bota e krimit.

Fatjon Softa, ekspert sigurie, thotë se duhet hetuar vendosja e tyre dhe t’u kërkohet llogari institucioneve, objekteve të të cilave iu është instaluar një kamera e tillë.

Ai thotë, se këto kamera duhet të ktheheshin në një provë për policinë, por kjo e fundit duhet të gjejë “trurin” e tyre.

Për Softën, këto kamera duhet të ripërdoren nga policia, pasi atyre mund t’u jetë marrë ndonjë provë që ata kanë, por vështirë se mund të gjendet ndonjë fakt prej tyre.

Lidhur me futjen e tyre në Shqipëri, Softa jep sugjerime, sesi mund të zbardhet kjo çështje.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit raportoi, se në fazën e katërt të këtij operacioni në qytetet: Durrës, Shijak dhe Krujë u çmontuan 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private të qytetarëve janë vënë 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.