Ballina Lajme Ekonomi Çmimet e karburanteve në bursë arrijnë nivelet e para luftës, bordi në...

Çmimet e karburanteve në bursë arrijnë nivelet e para luftës, bordi në Shqipëri ‘flë gjumë’

3

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare. Madje ai po arrin nivelin më të ulët që nga para pushtimit rus të Ukrainës. Sot në bursë një fuçi nafte shitet 92.24 dollarë dhe ulja vazhdon prej disa ditësh.

Pavarësisht uljes së vazhdueshme në bursë, Bordi ynë i Transparencës, i krijuar për të vendosur çmimet tavan të karburanteve me shumicë dhe pakicë, nuk po bëhet i gjallë për ndonjë ndryshim. Më 11 gusht, bordi njoftoi rritjen e naftës me 5 lekë. Deri në këtë datë nafta në vendin tonë tregtohej me 216 lekë/litri, por që nga ora 18:00 e asaj dite nafta tregtohet me 221 lekë/litri.

Në njoftimin e tyre të fundit, bordi u kujdes “të sqarojë” opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Pasi sipas tyre, llogaritjet bëhen bazuar në një formulë që merr në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Por sërish llogaritjet dhe formulat e bordit kanë treguar se nuk ecin në përputhje me atë që ndodh në tregjet ndërkombëtare, pasi shqiptarët vazhdojnë ta blejnë akoma naftën me çmim më të lartë se sa duhet realisht. Kur të rritet do merret vendimi menjëherë!