Ballina Lajme Politike Ceremoni përkujtimore me rastin e 5 Majit në varrezat e dëshmorëve të...

Ceremoni përkujtimore me rastin e 5 Majit në varrezat e dëshmorëve të Fierit me pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve politikë, por edhe qytetarëve fierakë.

2

Krerët më të lartë të prefekturës, të bashkisë së Fierit, deputetëve dhe familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të tij bënë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve me rastin e  5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

Ata vunë kurora me lule në monumentin e ngritur në varrezat e dëshmorëve në nderim të kujtimit të rënëve për lirinë e vendit.

5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në fjalën e tij me këtë rast drejtuesi politik i qarkut të Fierit, deputeti Taulant Balla e ka cilësuar këtë ditë tashmë një traditë shqiptare në nderim të dëshmorëve të atdheut, të policëve të rënë në krye të detyrës,  por edhe të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Sot varrezat e dëshmorëve të Fierit kanë një pamje tërësisht të rivitalizur pasi një ndër kujdesjet e bashkisë së Fierit dhe në vëmendjen e kryetarit të bashkisë së Fierit janë figurat me vlerë sa historike apo dhe të fushave të ndryshme të jetës, janë objektet që manifestojnë këto vlera si varrezat e dëshmorëve,përmendore, lapidarë, që evokojnë të kaluarën historike të trevës së Myzeqesë, por jo vetëm.

nga vitit 2015 e në vijim në këtë drejtim janë shënuar ndryshime të rëndësishmecilat janë të prekshme, por edhe meritojnë të vlerësohen e të jetë shembull për shumë bashkinë në të gjithë vendin. Ndër projektet e para të investimeve të ndërmarra nga kryetari Subashi ishte ai në varrezat e dëshmorëve, investim i cili është quajtur nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi si shenjë e respektimit të historisë e cila është një nevojë për çdo vend të qytetëruar. Me këtë investim që përfshinte rikonstruksionin e plotë për t’i kthyer këtij vendi lavdinë dhe vëmendjen që meriton. Investimi që preku çdo detaj të këtij vendi historik deri te rregullimi i rrugicave, meremetimi i mureve mbajtëse të parcelave si dhe me një bimësi zbukurimi të punuar me kujdes dhe hijeshi. Sot kjo bashki ka shtuar një investim me vlerë në bilancin e saj. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare edhe populli i Fierit kontribuoi fuqishëm në rezistencën antifashiste, duke i dhënë asaj 1900 luftëtarë të formacioneve partizane të UNÇSH, nga të cilët 447 prej tyre ranë Dëshmorë të Atdheut në altarin e lirisë.

Po kështu janë investuar të gjithë lapidarët dhe monumentet historikeçdo njësi administrative duke iu dhënë vlerën e mëritur e mbajtur në kujdes të vazhdueshme të saj.

mënyrë të shpeshtë në vëmendjen e vlerësimin e kryetarit Armando Subashi janë këto figura të rëndësishme për kujtesën historike duke i promovuar në mënyra të ndryshme dhe marrin meritën e duhur.