Ballina Lajme Politike Celibashi: Në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD, por sipas dokumentit...

Celibashi: Në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD, por sipas dokumentit nga gjykata rezulton Basha që ka të drejtën t’a regjistrojë partinë

1

Celibashi: Nuk është KQZ që vendos se kush është përfaqësuesi i një partie politike, për aq kohë sa nuk është KQZ, këtë e merr nga një palë e tretë. E ka përcaktuar ligji i partive politike dhe kodi zgjedhor që përcakton se kush është organi që vendos për drejtimin e partive politike. Është gjykata dhe një dokument që vjen prej gjykatës që përcakton se kush është drejtuesi i një partie politike. Kjo është e qartë për këdo dhe është e kotë që të vazhdojmë diskutimet.

Në nenin 9 të ligjit për partitë politike thuhet se regjistrimi i partive bëhet në shkallën e parë të rrethit Tiranë që mban edhe regjistrin e partive politike. Anëtarësia e një partie politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë dhe vlerësojnë, por për ligjin dhe institucionet publike, përfshi edhe KQZ-në, ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar.

Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim bazuar mbi perceptime dhe fakte publike, për sa kohë që ekziston një dokument zyrtar që vërteton një fakt. Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës.

Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së.