Ballina Lajme Celibashi certifikon rezultatin në Bashkinë Shkodër dhe Këshillin Bashkiak, Benet Beci kryetari...

Celibashi certifikon rezultatin në Bashkinë Shkodër dhe Këshillin Bashkiak, Benet Beci kryetari i ri

0

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 14 majit për bashkinë Shkodër dhe Këshillin Bashkiak Shkodër.

Për rezultatin, Celibashi tha se nuk ka asnjë pretendim nga asnjë palë as për bashkinë dhe as për këshillin bashkiak.

Për këtë Celibashi ka miratuar kryetar të ri të Bashkisë Shkodër Benet Becin, i përfaqësuar nga PS, me 34 531 vota.

“Nuk kemi asnjë pretendim për rezultatin si për bashkinë dhe këshillin bashkiak në Shkodër. Për këtë miratojmë rezultatin për kryetarin e Bashkisë dhe këshillit bashkiak. Për kryetarin e parisë në kuti u gjetën  58746 fleta votimi nga të cilat fletë votimi të pavlefshme janë 1 311 dhe të  vlefshme 57 335

Flet votimi të hedhur gabim janë 100 dhe rezultati është për Benet Becin 34 531 vota dhe për Bardh Spahinë 22 804 vota. Shpallim fitues Benet Becin si kryetar u ri i Bashkisë Shkodër’, tha Celibashi.

Në Këshillin Bashkiak kryeson PS me 18 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, PSD 12 mandate, PD 5 mandate, PLL, ALD dhe FRD nga 1 mandat.

/rtsh.al/