Ballina Lajme Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi,...

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

13

Është hapur në Lushnje panairi “Ditët e Bujqësisë”. Panairi do të zgjasë tre ditë dhe në stendat e tij kanë ekspozuar prodhimet e tyre 94 kompani nga më prestigjiozet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Itali, Zvicër etj.

Kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa u ndal në peshën që mban aktualisht Lushnja dhe gjithë Myzeqeja në prodhimin bujqësor në vend.

Ministrja Anila Denaj tha se organizimi i këtij panairi në qytetin e Lushnjës për të tretin vit radhazi  lidhet me faktin se kjo zonë është kryeqendra e prodhimeve bujqësore

Panairi ‘ditet e bujqësisë’ do të zgjasë deri në datën 26 prill.