Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomosë Delina Ibrahimaj u shpreh për mediat se javën e ardhshme do të prezantohet projekt-buxheti për vitin 2023.
Ministrja nënvizoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.
“Do të vijojmë që gjatë vitit të ardhshëm të kemi një konsolidim fiskal, duke reduktuar nivelin e pritshëm të borxhit publik, duke reduktuar normat e deficitit dhe duke parashikuar një balancë primare pozitive. Projektbuxheti që sapo dorëzuam reflekton këto parametra makro-ekonomik. Projekt buxheti do ju prezantohet javën e ardhme në komisione. Ky buxhet do vendosë të mbështesë mos rritjen e energjisë për konsumatorët familjarë dhe për bizneset vogla dhe gjithashtu do vijojë të mbështesë shtresat në nevojë”, u shpreh ministrja.