Ballina Bota Burri mban të burgosur në shtëpinë e tij për 17 vjet gruan...

    Burri mban të burgosur në shtëpinë e tij për 17 vjet gruan dhe dy fëmijët!

    2

    Brazil- Një burrë është arrestuar pasi mbante në shtëpi gruan dhe dy fëmijët e tij të mbyllur për 17 vjet.

    Familja mbahej e mbyllur në një shtëpi në lagjen Guaratiba, në perëndim të Rio de Janeiro.

    Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin. Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur.

    Mësohet se ata kishin 23 vite të martuar.

    Pasi u shpëtua, gruaja thuhet se u tha autoriteteve se tre anëtarët e burgosur të familjes ndonjëherë  qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe se ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht.

    Dy fëmijët e rritur ishin të lidhur, dhe të uritur kur u gjetën. Ata janë të moshës 19 dhe 22 vjeç.

    Pasi u shpëtuan, të tre u dërguan menjëherë në spital për  shkak të dehidrimit  dhe kequshqyerjes. (noa.al/M.D)