Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq thotë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot. Borrell shkruan në Twitter se sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiç për Aneksin e Implementimit që është pjesë e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.