Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimin e karburanteve ditën e sotme. Nafta dhe benzina janë ulur sërish duke shkuar respektivisht në 190 lekë/ litër dhe 185 lekë/ litër. Gazi do të shitet me çmimin 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18.00. Ato do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.