Ballina Lajme Ekonomi Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri për naftën.Ja sa do te...

Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri për naftën.Ja sa do te shitet!?

1

Bordi i Transparencës vendosi pas mbledhjes së radhës, zhvilluar këtë të premte që çmimi i naftës të jetë 238 lekë për litër.

Benzina do të shitet me çmimin 218 lekë për litër, ndërsa gazi me çmim 81 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.