Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 5 deputetëve demokratë me 10 ditë nga Kuvendit, për shkak të bllokimit të seancës së kaluar plenare. Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve.
7 deputetë socialistë kërkojnë që Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këliçi dhe Edi Paloka të përjashtohen me 10 ditë për shkak të sjelljes së pahijshme dhe jo etike duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.
Në seancën e 26 janarit 2023, Berisha me përkrahësit e tij bllokuan Foltoren e Kuvendit duke mos lejuar që të tjerët të mund të mbanin disktutime. Kjo bëri që Lindita Nikolla të kërkojë përjashtimin e Sali Berishës si dhe të mbyll seancën për shkak të moszhvillimit të saj në mënyrë të rregullt.
Kërkesa për përjashtimin me 10 ditë të 5 deputetëve është nënshkruar nga socialistët Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku.


/rtsh.al/