Teksa Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një ‘arenë’ debatesh dhe përplasjesh, ku deputetë të opozitës bllokojnë foltoren, PS nuk heq dorë nga kërkesat për përjashtimin e tyre.
Këtë herë, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16 shkurt, ku deputetë të opozitës bllokuan mbarëvajtjen e seancës plenare, ndërsa kërkohet marrja e masave për 6 ligjvënës.
Shtatë deputetët e PS kërkojnë përjashtimin me 10 ditë të gjashtë deputetëve të PD.
Në shkresë thuhet se deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli, penguan zhvillimin e seancës dhe krijuan kaos në Kuvend.