Sali Berisha është përjashtuar nga seanca plenare pasi bllokoi Foltoren e Kuvendit. Përtej paralajmërimeve të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Berisha nuk e liroi Foltoren duke folur edhe me mikrofon të mbyllur. Kjo ka bërë që ndaj tij të merret masa e përjashtimit.
Përtej përjashtimit Berisha dhe mbështetësit e tij nuk e liruan Foltoren duke mos lejuar as fjalën e deputetëve të tjerë dhe ministreve, të cilat folën nga vendi.
“Kemi kërkuar fjalën dhe ne do flasim deri nesër në drekë. Ne u flasim shqiptarëve për super skandalin që ka përfshirë Ramën. Përjashto Ramën, përjashto veten. Ne nuk e lëshojmë sallën, po mbrojmë interesin kombëtar”, tha Berisha.
/rtsh.al/