Ballina Lajme Blinken: Shqipëria mbështetësja më e fortë për Ukrainën, NATO do ketë bazën...

Blinken: Shqipëria mbështetësja më e fortë për Ukrainën, NATO do ketë bazën në Kuçovë

9

Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka nënvizuar rolin e fortë të Shqipërisë dhe personalisht të kryeministrit Rama në mbështetje të Ukrainës.

Ai, pasi ka falënderuar për mikpritjen e sotme në Tiranë, ka theksuar faktin se Shqipëria është një ndër 10 vendet, për frymë popullsie, që mbështet më shumë Ukrainën dhe rezistencën e saj kundër agresionit rus.

“Rama është një partner i jashtëzakonshëm për SHBA-në. Ky partneritit është më i fortë se kurrë më parë. Jemi në një rrugë me dy kalime ku të dyja vendet përfitojnë. Shqipëria është aleat kyç në NATO. Kemi folur për Ukrainën dhe kemi qenë bashkë në Këshillin e Sigurimit. Kemi folu edhe për sfidat me të cilat përballemi. Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës. Ka qenë e para që ka ngritur dorën për ndihma në adresë të Ukrainës. Është një ndër 10 vendet që kontribuon më shumë, për frymë popullsie, për Ukrainën. Trupat shqiptare ndihmojnë që të frenojnë agresionin rus në krahun lindor të NATO-s. Kemi angazhimin e hekurt që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Aleanca jonë është më e fortë. Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po plotëson detyrimet ndaj NATO-s,” tha Blinken.

Si pjesë e aleancës ushtarake, Shqipëria në NATO ka luajtur një rol domethënës, shtoi Blinken, duke ndihmuar në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe duke frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të Aleancës.

Të 31 aleatët tanë, që së shpejti do të bëhen 32, sjellin përvoja të ndryshme, aftësi të ndryshme, gjeografi të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim të fortë, i cili është i hekurt, që të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë. Përgjatë 15 viteve të saj në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Trupat e Shqipërisë ndihmojnë në ruajtjen e paqes në Kosovë, për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e ajrore të NATO-s në Kuçovë,” tha Blinken.

Sekretari, Antony Blinken ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, e cila, sipas tij, “nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë”.

“Ne kemi filluar të shikojmë rezultate. Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqesore. Ne do të vijojmë ta mbështesim Shqipërinë,” tha Blinken.  

/rtsh.al/