Ballina Lajme COVID-19 në vend, MSH: 31 raste të reja, asnjë viktimë në 24...

COVID-19 në vend, MSH: 31 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

1

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Bëhet me dije se nga 581 teste të kryera 31 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht në 24 orë nuk është shënuar asnjë viktimë.

26 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Këlcyrë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Fier, Selenicë, Sarandë, Gjirokastër, Poliçan, Peqin.

Janë 238 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,870 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 39
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 581

Testime totale 1,995,147
Raste pozitive 331,701
Raste të shëruara 327,870
Raste Aktive 238
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 160
Fier 15
Vlorë 18
Gjirokastër 12
Berat 10

Durrës 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Lezhë 4
Kukës. 1