Një 50-vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia,, teksa ishte duke punuar në fabrikën në pronësi të tij.
BalkanWeb mëson se viktima është identifikuar si shtetasi Ndue Gjinaj, i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj. 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)