Një betoniere që i përkiste një firme ndërtimi ka dalë nga rruga ditën e sotme në Elbasan, ku dyshohet se shkak është bërë një defekti teknik. Raportohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 60-vjeçari me inicialet Th. Zh.
Informacion paraprak:
Në fshatin Fush bull, betonierja e një firme ndërtimi, që drejtohej nga shtetasi Th. Zh., rreth 60 vjeç, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi Th. Zh., i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.