Ballina Lajme Berishën nuk e ndal arresti në shtëpi, del dhe mban fjalim me...

Berishën nuk e ndal arresti në shtëpi, del dhe mban fjalim me mikrofon nga dritarja e banesës

17

Sali Berisha nuk ndalet as nga arresti në shtëpi, teksa pasditen e sotme ka dalë me mikrofon në dritaren e banesës dhe ka mbajtur fjalim para dhjetëra simpatizantëve të tij që janë mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.

“Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Kjo betejë ka për qëllim rikthimin pluralizmit. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtje”, tha ai ndër të tjera.