Ballina Lajme Berisha: Protestat nuk do të ndalen, do të jenë vetëm paqësore

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, do të jenë vetëm paqësore

1

Protestat nuk do të ndalen. Ky ka qenë mesazhi që Sali Berisha dha për demokratët gjatë një takimi  me krerët e degëve të Tiranës. Sipas tij, ata të cilët para protestës u fshehën si minjtë nga frika, kur e panë që protestuesit u shpërndamë të qetë, dolën nga ishin futur dhe filluan të trimërohen.

“Ata menduan se, në këtë mënyrë, do të zhvlerësonim protestën tone. Përkundrazi, treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cënuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të protestës”- tha Berisha.

Në këtë takim Berisha ka folur edhe për protestën te parlamenti, e cila ka si qëllim që t’i dilet për zot votës së qytetarëve, duke shprehur bindjen se “revolucioni ynë s’do njohë të ndalur”.

Berisha theksoi se parlamenti nga tempull i demokracisë është kthyer totalisht në vegël të Edi Ramës.

“Parlamenti do njohë protestat më të fuqishme popullore. Zgjedhësit e Tiranës dhe të Shqipërisë do protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës. Demokratët e Tiranës të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, pasi shkelmohet në çdo seancë e drejta e atyre që kanë votuar kundër qeverisë. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë. Nuk jemi forcë ekstremiste e as leniniste”,- tha Berisha.