Ballina Vendi Berisha për agresorin: Qeveria e kishte bërë gati aktin mjekësor për të...

Berisha për agresorin: Qeveria e kishte bërë gati aktin mjekësor për të mashtruar, për të justifikuar një agjent të policisë kriminale

1

Tiranë- Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar lidhur me sulmin ndaj tij. Ai ka hedhur akuza ndaj qeverise dhe Edi Ramës që sipas tij kanë inskenuar sulmin.

Sali Berisha:

Këtu thuhet, dëgjoni se është një gjë shumë interesante. Vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që ti nevojitet, por ky vërtetim mjekësor miqtë e mi nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky, mund të jetë i vitit 2018, mbasi thotë u paraqit në klinikën tonë në 10 janar 2018. Por shumë i çuditshëm vërtetimi sepse thotë gjithashtu se, episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike dhe pasi mori ndihmën e parë u rikthyer në shtëpi i qetësuar. Pra ju e kuptoni se kjo nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës.