Ballina Lajme Politike Berisha nuk paraqitet në SPAK: S’më detyron njeri të shkel Kushtetutën

Berisha nuk paraqitet në SPAK: S’më detyron njeri të shkel Kushtetutën

14

Lajm i përditësuar: Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 në SPAK. Ai duhej të ishte atje sipas një vendimi të marrë nga GJKKO sipas të cilit duhet të paraqitet dy herë në muaj para Policisë Gjyqësore.

Ish-kreu i qeverisë në orën 10:00 ishte para Kryesisë së Kuvendit, ku tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike. Për gazetarët ai u shpreh se nuk ka refuzuar kurrë t’i përgjigjet drejtësisë, por kërkesa e SPAK duhet të shkojë në Kuvend. Për këtë arsye, për aq kohë sa Kushtetuta është në fuqi, ai tha se nuk do ta shkelë atë.

“Nuk kam refuzuar kurrë t’i përgjigjem drejtësisë, por kërkesa e SPAK duhet të shkojë në Kuvend”, u shpreh Berisha për gazetarët.

Më tej shtoi se, “Jam i gatshëm të votoj përsëri ligjin që kam propozuar në 2012, por përderisa Kushtetuta është në fuqi nuk ka bandit në Shqipëri as në botë që mund të më imponojë mua që të shkel Kushtetutën”.