Ballina Lajme Politike Berisha nuk njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD: I...

Berisha nuk njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD: I ftojmë deputetët të ulen, por jo me struktura paralele

3

Ish kryeministri Sali Berisha tha se nuk e njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Deklaratën ai e bëri gjatë konferencës së përjavshme për shtyp.

“Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD-së. I ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojmë. Jemi të hapur ndaj tyre. Por fakte të kryera nga askush nuk njohim ne. Ka rregulla, ka statute”, u shpreh Berisha.