Ballina Lajme Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Kartolina e Ramës për...

Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri

15

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi ky i fundit u la në masën “arrest shtëpie” nga GJKKO.

Në një postim në rrjete sociale, në formë ironie, Shkëlzen Berisha, shkruan se kartolina e Ramës për Vitin e Ri, është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës

 

Postimi i Shkëlzen Berishës:

“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”, shkruan ai.

Ditën e sotme, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën.

Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Sakaq, Berishës do t’i lejohet komunikimi vetëm me familjarët, me të cilët bashkëjeton.