Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur në një takim shtatë kandidatët në primaret e Tiranës. Takimi është mbajtur për të dhënë direktiva në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore. Kujtojmë që kandidatët në primaret e Tiranës janë shtatë:
1. Belind Këlliçi
2. Gert Bogdani
3. Ilir Alimehmeti
4. Adriana Kalaja
5. Enkelejda Fejzo
6. Fatmir Merkoçi
7. Julian Deda
Ndërkohë, më datë 12 nëntor pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, teksa kryedemokrati Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve të jenë të pranishëm.