Ballina Lajme Berisha mbledh ‘Frontin për shpëtimin e Shqipërisë’ dhe i bashkohet thirrjes së...

Berisha mbledh ‘Frontin për shpëtimin e Shqipërisë’ dhe i bashkohet thirrjes së Metës: Të përgatitemi për referendum

4

Ashtu si Meta, Berisha bëri thirrje për referendum duke theksuar se të gjithë duhet të punojnë për demokracinë direkte. Në mbledhjen me atë që e quan “Fronti për shpëtimin e Shqipërisë” për të folur rreth situatës ku ndodhet vendi dhe theksoi se është e rëndësishme që të punohet me demokracinë dhe të bëhen ndryshimet që duhen. Një ditë më parë, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare.“Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum. Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen”, tha Berisha.Në takimin e hapur me intelektualë mbi problematikat që hasin sektorë të ndryshëm, Berisha nuk ndali akuzat ndaj Edi Ramës duke thënë se po përdor gjithcka për të mbajtur pushtetin. Ndër të tjera u shpreh se Rama nuk respekton asgjë dhe cdo marrëveshje që firmos e kthen përmbys. Ndaj pretendon se qytetarët po jetojnë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj.“Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë. Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj”, tha Berisha.