Ballina Lajme Politike Berisha i përgjigjet kongresit të PS: Rama po na provokon!

Berisha i përgjigjet kongresit të PS: Rama po na provokon!

6

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kongresit të PS, i cili po mbahet sot në ditën e Rinisë.

Berisha tha: “Edi Rama mblidhet se mendon se na impresionon. Mblidhet me 8 dhjetor. Ai mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe dajës së tij xhelat”.

Ndër të tjera bëri thirrje për bashkimin e qytetarëve, pasi sipas tij vendi po përjeton diktaturën e re, pas asaj që vendi jetoi për 45 vite.

“Sot ka një njeri, një armik të egër të vlerave të demokracisë dhe ky është Edi Rama, që rilindi faktikisht monizimin. Rilindi një monizëm kulmor. Një kryeministër që së fundmi rrëmben një nga një të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës. Pa lëre me për qytetarët se sa mund të bëhet fjalë. Kjo diktaturë nuk ka kampet e përqendrimit, siç kishte diktatura hoxhiste. Por as burgjet e mbushura me të burgosur politikë dhe skuadrat e pushkatimit. Por kjo diktaturë është faktuar si diktatura më genocidale e historisë së kombit shqiptar. Diktatura komuniste ushtroi gjenocid ndaj shiptarëve, por në kuptimin e nenit të konventës së OKB, përmasat e gjenocidit që shkaktoi diktatura e Edi Ramës, duke krijuar kushte për shpopullimin, tejkalojnë disa herë diktaturën komuniste. Arrin në 1.1 milionë shqiptarë të braktisin Shqipërinë në 10 vite. Në këtë kontekst, ne përjetojmë sot rënien e dhjetorit 1990. Ne përjetojmë një diktaturë të re, një diktaturë shkatërrimtare, jo vetëm për vlerat e demokracisë, por për kombin në tërësi.

Sot, Edi Rama mblidhet se mendon se na impresionon. Mblidhet me 8 dhjetor. Ai mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe dajës së tij xhelat”, tha Berisha./M.K-dritare.net