Ballina Lajme Politike Berisha: Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal, ka zhvillime dramatike

Berisha: Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal, ka zhvillime dramatike

0

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka bërë me dije se opozita do të kërkojë sërish hetim parlamentar për çështjen “McGonigal”.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se do të kërkojnë hetim parlamentar për këtë dosje, pasi sipas tij, ka zhvillime dramatike.

Sali Berisha: Dua t’u informoj se përveç komisionit për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, ne do riformulojmë dhe dorëzojmë në parlament, komisionin për hetimin e veprimtarisë së McGonigal në Shqipëri. Siç e keni marrë vesh, ka një zhvillim shumë dramatik në këtë veprimtari. Gjer para 3 javësh, ish-tradhtari i kombit amerikan, McGonigal, gjykohej për dy çështje kryesore veças. Për çështjen Deripaska dhe lidhjen ruse, për çështjen Rama dhe lidhjen shqiptare. Njëra çështje gjykohej në Nju Jork, çështja tjetër gjykohej në Uashington.

Çështja shqiptare kishte të bënte me ryshfet. Çështja tjetër kishte të bënte me probleme të tjera. Ryshfet me të cilin Edi Rama kishte angazhuar kryezbuluesin e FBI kundër opozitës, ndërkohë që ishte në detyrë. Natyrisht, Edi Rama ka imunitet diplomatik, por çështja e tij nuk mbyllet kurrë.

Le të aktivizojë ai të gjithë miqtë e tij, me Alex e me George, ai nuk i shpëton dot ndëshkimit nga drejtësia amerikane. Por zhvillimi dramatik i para tre javëve është shumë thelbësor. Prokurori amerikan kërkon shkrirjen e çështjeve, çka do të thotë se dosja shqiptare nuk është më vetëm dosje ryshfeti. Ne do bëjmë gjithçka për të dhënë kontributin tonë për hetimin e të gjithë personave të lidhur me aferën McGonigal, në Shqipëri dhe jashtë saj, me mundësitë që kemi.