Ish-Kryeministri Sali berisha ka akuzuar sot qeverinë për vjedhje të mëdha në sektorin energjitik.
Berisha: Në vitin 1995 këtu është miratuar ligji i lustracionit, i përkthyer, i miratuar nga një president e i dorëzuar në Ceko Sllovaki, Berisha e ka përkthyer e kaluar në Kuvendin Shqiptar. Pengoheshin të merrnin pjesë në politike piramida e hetuesive. Meta mori certifikatën, të cilën po të mos e meritonte nuk do ta merrte kurrë. Socialistët erdhën në [pushtet, ligjin e mbajtën, hoqën lustracionin. Parlamenti ka pasur me dhjetra bashkëpuntor të sigurimit të shtetit, e hoqën lustracionin. Në vitin 2008 e dorëzova dhe një herë të njëjtin ligj, e votuam. Ligjin e rrëzoi tërësisht gjykata kushtetuese. Për mendimin tim, në mënyrë të padrejtë por Gjykata është gjykatë, nuk lëviz dot nga vendimi i saj. Në vitin 2015, PD dërgoi amandamentet e lustracionit. Rama dhe PS i kundërshtoi në mënyrë kategorike, nëse po të mos ishte Rama ai që urdhëronte Genta Sulën dhe Lindën e parlamentit , kishte një shtet ligjor të plotë, cili ishte? Nëse ligji nuk ekziston, ekziston ai i dënimeve dhe genocidit në Shqipëri. Sipas këtij ligji, cdo qytetar ka të drejtë të cojë në Gjykatë persekutorin e tij, vrasësin e familjes së tij. Ligji është në fuqi. Nëse këto 2 zonja nuk do të keqpërdornin ligjin, kanë në tagër të orientojnë qytetarin. Atyre nuk u interesonte, u dilte se Filip Taren nuk e kishte persekutuar Meta, mund të kete me dhjetra Ilir Meta. Kjo është një fund e krye një turp i Edi Ramës. Unë mbetem gjithmonë për ligjin e lustracionit, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka rrëzuar dhe e ka rrëzuar. Linda e parlamentit, kjo, Genta, janë thjesht fatkeqet e radhës që i kanë lejuar vetes që të keqpërdoren nga Rama në një proces shtrigash. Këto i bën vetëm Rama, për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e inceneratorëve, në ndërtimin e rrugëve, në aferën e Butrintit. Ai humbet e lëshon gojë në parlament në mënyrë të paimagjinueshme.