Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të vënë në pranga më herët, dyshohen se janë autorë të 8 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, gjatë muajit janar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.
33-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Storm”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të vënë në pranga më herët, dyshohen se janë autorë të 8 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, gjatë muajit Janar. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.”, thuhet në njoftim.