Teksa vijon numërimi në Shkodër, kandidati Benet Beci i cili është rreth 10 mijë vota para Bardh Spahisë ka dhënë një deklaratë për mediat ku dhe ka shpallur fitoren në këtë bashki.
Beci falenderoi qytetarët për besimin ndërsa theksoi se është ditë e rëndësishme për Shkodrë.
Ndër të tjera ai u premtoi qytetarëve, se do të filloj të vendos në zbatim të gjithë, premtimet që ka dhënë.
“Faleminderit për besimin. është ditë e rëndësishme për Shkodrën. Do fillojmë menjëherë punën në Shkodër, ato që kemi thënë do fillojmë t’i zbatojmë shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve, vazhdoni punën dhe mbylleni procesin ashtu siç e keni nsiur”- tha ai