Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Belind Këlliçi është gati të shpalosë kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Këlliçi pritet të dorëzojë kandidaturën pasdite e sotme.
Pas kësaj, ai do t’i nënshtrohet procesit të primareve.
Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt.
Ndërsa për bashkitë e tjera, primaret do të mbahen në 4 dhjetor.
Ndërkohë sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.