Ballina Lajme “Bëj vetëm punën time” del në gjyq Edmond Gashi, mjeku që çonte...

“Bëj vetëm punën time” del në gjyq Edmond Gashi, mjeku që çonte pacientët te privati

45

Teksa sot pritet t’i konfirmohet masa e sigurisë, pasi GJKKO caktoi ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’, mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur në gjykatë.

Ai refuzoi që të fliste gjatë për mediat, ndërsa tha se ai bënte vetëm punën e tij.

“Unë bëj vetëm punën zotëri”, tha Gashi për gazetarët.

Mjeku akuzohet për shpërdorim detyre pasi nëpërmjet koordinatorit të spitalit i çonte pacientët në klinikën e tij private, ndërsa një pjesë të ilaçeve që pacientët i merrnin falas, i dërgonte në farmaci për t’i shitur.