Ballina Lajme Begaj pret kreun e ri të OSBE-së: Dialogu politik i domosdoshëm

Begaj pret kreun e ri të OSBE-së: Dialogu politik i domosdoshëm

3

Sot është zhvilluar takimi midis Presidentit Bajram Begaj me kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis.

Presidenti në një status në rrjetet sociale lajmëron se takimi i sotëm vlerëson  rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

Ai e konsideron OSBE-në një partner të rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.

Postimi i plotë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.

Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara.