Ballina Lajme Begaj kërkon Kosovën në NATO: Zgjerimi i Aleancës, vlerë e shtuar! Stoltenberg:...

Begaj kërkon Kosovën në NATO: Zgjerimi i Aleancës, vlerë e shtuar! Stoltenberg: Shqipëria, rol aktiv në stabilitetin e Ballkanit

1

Presidenti Bajram Begaj tha se “politika e dyerve të hapura e NATO-s do të sjellë vlera të shtuar për Aleancën për çdo vend që do të bashkohet si Suedia dhe Finlanda, por edhe Kosova në të ardhmen”.

Nga selia e NATO-s në një konferencë të përbashkët me Stoltenberg, Begaj tha se zgjerimi i aleancës është detyrim dhe se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, në një kohë kur Rusia po shihet si kërcënim edhe në rajonin e Ballkanit.

, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj kërkoi anëtarësimin e Kosovës në aleancë.

“Është e rëndësishëm forcimi i grup batalioneve në krahun lindor të NATO-së. Zgjerimi i aleancës është detyrim. Anëtarësimi i Suedisë dhe të Finlandës. Në koordinim të plotë me aleancën Shqipëria qëndron në krah dhe do të vazhdojë që ta mbështesë aleancën. Në cilësinë e anëtarit të përhershëm ne do të vijojmë që të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit për Ukrainë. Rusia përbën kërcënim për NATO-në dhe Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i saj është prishja e paqes. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Shqipëria mbështet dialogun.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj kërkoi anëtarësimin e Kosovës në aleancë.

Shqipëria u përball me një sulm kibernetik nga Irani. Shqipëria rriti që ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm. Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes dhe parashikojmë që vitin e ardhshëm, të arrijmë në 2%. Në bazën ajrore taktike të Kuçovës punimet po ecin ashtu siç ishin parashikuar.

Mendoj që Kosova është prej 15 vjetësh një shtet i pavarur i cili po punon përditë për të ndërtuar një shtet ligjor me një vizion të qartë Euro-Atlantik. Shqipëria mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj, në proceset e anëtarësimit, në organizatat ndërkombëtare apo rajonale,, tha Begaj.

Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi rolin e Shqipërisë në aleancë dhe në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit.

Stoltenberg tha se NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike dhe me investimet në bazën e Kuçovës.

“Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë.

Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne po investojmë edhe në bazën e Kuçovës. Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-S në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Stoltenberg.