Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Deklarata e presidentit:
Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës Brenda territorit Kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe I bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm.