Ballina Lajme Bazë ushtarake e NATO në Porto Romano,Peleshi: Projekt i rëndësishëm për ne...

Bazë ushtarake e NATO në Porto Romano,Peleshi: Projekt i rëndësishëm për ne dhe Aleancën

2

Në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pyetur dhe në lidhje me ndërtimin e një baze ushtarake në Portin e Ri të Porto Romanos.

Peleshi ka deklaruar se një ndër pikat e diskutimit me gjeneralin supreme të NATO-s ka qenë dhe mundësia e mbështetjes nga NATO të portit ushtarak pranë portit të ri të Porto Romanos ndërsa ka shtuar se që në fazën e projektimit, Shqipëria është duke u konsultuar me NATO-n.

“Kam patur një takim para disa ditësh në qendrën e NATO-s me komandantin suprem të alencës. Një nga pikat e diskutimit ka qenë mundësia e mbështetjes nga NATO të Portit ushtarak pranë portit të ri të Porto Romanos.  Ky është një projekt i rëndësishëm për Shqipërinë por edhe për aleancën pasi siç e ka thënë vetë Komandanti Suprem para një viti në Shqipëri, Durrësi si nyje hyrëse, si portë hyrëse për në Ballkanin Perëndimor dhe në krahun lindor të NATO-është i rëndësishëm për aleancën.

Ajo që ne po i ofrojmë NATO-s që porti, pra kjo hyrje të jetë sipas standardeve të kërkuara nga NATO. Është shumë mirë që projektimi, pra që në fazën e projektimit, ne jemi duke u konsultuar me NATO-n. Paralel me konsultimin për dizajnin sipas standardit dhe këtë gjë ma premtoi komandanti suprem i NATO-s, pra që do të atashojë burime njerëzore pranë përfaqësisë tonë aty, kemi 16 ushtarakë që punojnë në NATO. Ne po punojmë dhe në pista të tjera për financimin. Ka hyrë në pikët e diskutimit nga strukturat e NATO-s dhe kjo mundësi financimi. Kemi dhe një model të ngjashëm që është baza taktike e Kuçovës, e cila po ecën me ritme të shprejta. Ka qenë një tjetër pikë diskutimi me komandantin suprem, një investim tjetër shtesë për të ndërtuar qendrën e kontrollit të trafikut ajror aty, pra në Kuçovë, një infrastrukturë shtesë që mund të kushtojë 20 milionë euro të tjera. E kemi në fazë diskutimi, shpresojmë që të miratohet nga NATO. Me atë model, ne mund të ecim dhe për portin e Porto Romanos”-tha Peleshi.